Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.
45 viktimat e këtij aksidenti është theksuar të kenë qenë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Në mesin e udhëtarëve kishte edhe nga Presheva si dhe me shtetësi në Belgjikë.
Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.
Pas aksidentit tragjik, reagime të shumta pati nga përfaqësuesit e shumtë shtetërorë.