Në mesin e viktimave në aksidentin tragjike dhe dy binjakë të mitur

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimit Borislav Sarafov në një konferencë nga vendi ku ndodhi aksidenti, deklaroi se deri më tani viktimat nuk janë identifikuar, por kjo do të bëhet përmes mostrave të ADN-së që do të merren nga mjekët ligjor.

Sipas informatave të deritashme që ai ka, në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, duke përfshirë edhe dy binjakë.

“Në autobus ishin edhe 12 fëmijë, duke përfshirë edhe binjakë. Të gjithë vdiqën. Të mbijetuarit që janë vendosur në Pirogov aktualisht po merren në pyetje, por dëshmia e tyre është sekret hetimor”, tha Sarafov.

Ndryshe, aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para në të mëngjesit në autostradën e Strumës në Bullgari. 46 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë mbetur të vdekur në këtë aksident, ndërkaq 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ende nuk diehn shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti tragjik.