Gërvalla pas aksidentit në Bullgari: Do të jemi pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ministrja Gërvalla shprehi ngushëllime për familjarët e viktimave, teksa u lut që të lënduarit të shërohen sa më parë.

E njëjta theksoi se Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga aksidentin tragjik në Bulgaria. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë. Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të of Macedonia në këtë moment të kobshëm.”, shkroi ajo.