Fifi sot ka pasur debate të ashpra brenda shtëpisë me Sarën dhe të tjerët banorë.
Ajo e ka akuzuar Sarën se po bën lojë me Pajtimin pas puthjes së tyre të parë, shkruan lajmi.net.
Për një moment të gjithë banorët i kanë qëndruar afër Sarës e cila kishte shpërthyer në lot pas këtyre akuzave të Fifit.
Si duket kjo gjë e ka bërë Fifin të reflektojë me veten dhe të mendojë pak më ndryshe. Ajo në një diskutim me Meridianin e ka pyetur se çfarë i duhet asaj të ndryshojë.
Ndërkohë në anë tjetër Meridiani e këshilloi që ti marrë gjërat më qetë dhe të mos reagojë ashpër në shumicën e rasteve.
Fifi pas daljes së Granitit nga shtëpia si duket nuk po e ndjen dhe nuk po e gjen veten mirë në raport me asnjë banor.