Bëhet pishman, aktori thotë se ishte gabim që luajti në ‘The Danish Girl’

Ylli i “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, Eddie Redmayne, e ka përshkruar rolin e tij në filmin dramatik “The Danish Girl” si “një gabim”, duke shtuar se tani nuk do ta kishte luajtur rolin.

Në një intervistë për Sunday Times, Redmayne ra dakord se kritikat që mori për filmin ishin të justifikuara: “E bëra atë film me qëllimet më të mira, por mendoj se ishte gabim.”

 

Aktori thotë se ishte gabim që luajti në ‘The Danish

Në “The Danish Girl”, i publikuar në vitin 2015, Redmayne luajti rolin e Lili Ilse Elvenes (e njohur si Lili Elbe), një piktore daneze (e lindur në seksin mashkull) dhe ndër të parat që iu nënshtrua një operacioni për ndërrimin e seksit. lbe ndërroi jetë në vitin 1931, pas operacionit të saj të katërt.

Aktori thotë se ishte gabim që luajti në ‘The Danish

Filmi u kritikua për faktin qe Eddie Redmayne portretizoi Lili-n dhe producentët dështuan për të gjetur një aktor trans. Në nëntor 2015, Redmayne mbrojti rolin duke thënë: “Unë shpresoj që dikush duhet të jetë në gjendje të luajë çdo lloj roli nëse e luan me një ndjenjë integriteti dhe përgjegjësie.”