Adelina Tahiri iu shprehë ngushëllime familjarëve për viktimat nga aksidenti në Bullgari

Aksidenti i ndodhur në Bullgari ka tronditur të gjithë.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 46 persona shumica prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, shkruan lajmi.net.

Personazhe të shumta të njohur për publikun kanë shprehur ngushëllimet për familjet e tyre, ku për këtë rast ka reaguar edhe këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri.

“Ngushllime nga zemra per familjaret te cilet humben t afermit e tyre! Me zemer po lutemi per shpirtrat e tyre. Zoti qoft me ju! Sherim sa me te shpejt te lenduarve”, ka shkruar këngëtarja.

Theksojmë, se shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.