Si të kujdeseni për veten kur ndiheni keq?

Kujdesi për veten nuk duhet të jetë diçka që bëni herë pas here kur jeni të rraskapitur. Krijoni zakone dhe kujdesuni për veten.

Të gjithë kemi një ditë e keqe në punë, fëmijët nuk do të ndalojnë së bërtituri, apo nuk ka asgjë në frigorifer për darkë. Ndihesh keq dhe nuk e di se kur do të ndodhë. Gjatë gjithë kësaj historie, ju harroni të kujdeseni për veten.

Duhet të krijoni praktikë të përditshme dhe të kujdeseni për veten. Kjo do t’ju parandalojë që të “digjeni” plotësisht. Kur të mësoni të kujdeseni për veten, do të ndiheni më mirë për veten, shpjegoi për Your Tango terapisti i familjes dhe martesës Lianne Avila.

Ajo ofroi këshilla të thjeshta se si të kujdeseni për veten:

1. Flini mjaftueshëm –Kjo do të lejojë trupin dhe mendjen tuaj të gjallërohen nga lodhja.

2. Flisni – Telefononi një mik apo anëtar të familjes dhe flisni për mënyrën se si ndiheni. Dëgjoni çfarë do t’ju thonë.

3. Merrni një ditë pushimi – Telefononi në punë dhe njoftojini se jeni të lirë. Qëndroni larg pajisjeve elektronike për të mos bërë asgjë.

4. Mos thoni “po” kur thoni “jo” – Kjo do t’ju ndihmojë të kujdeseni për veten. Thuaj “jo” angazhimeve dhe punëve shtesë.

5. Lexoni përsëri librin tuaj të preferuar të fëmijërisë – Kaloni kohë duke i kujtuar vetes kohët e mira të fëmijërisë. Është e lehtë të kujtosh negativen, ndaj fillo të kujtosh pozitiven.

6. Vizitoni muzeun – Ka vepra të bukura arti. Kaloni ditën në muze dhe lini telefonin tuaj në shtëpi.

7. Kërkoni ndihmë – Kur jeni të stresuar për punën që duhet të bëni, kërkoni ndihmë nga shefi, bashkëshorti, bashkëpunëtori, prifti apo miku juaj. Nuk jeni të dobët nëse kërkoni ndihmë.

8. Merrni frymë ngadalë – Ndalo dhe merr disa frymë thellë. Merrni frymë ngadalë derisa të numëroni deri në katër dhe nxirrni frymën derisa të numëroni deri në gjashtë.

9. Bëni një shëtitje – Me siguri jeni ulur në pjesën më të madhe dhe ndoshta nën dritë artificiale. Dilni në diell, është shumë e rëndësishme të merrni vitaminë D.

10. Qëndroni të hidratuar – Kur ka qenë hera e fundit që keni pirë një gotë ujë? Uji është i mirë për trupin dhe mendjen tuaj.