Sarah pranon se e pëlqen Pajtimin por ka diçka që e frikëson

Sarah ka pranuar mbrëmjen e djeshme se ka një pëlqim për Pajtimin.

Insistuar nga Donaldi, ajo ka rrëfyer se në fillim nuk besonte se mes tyre mund të kishte diçka, por çdo ditë e më shumë ajo po ndihet mirë në shoqërinë e tij.

“Në fillim nuk e shihja dot me atë sy, por tani sa vjen dhe bëhet më e komplikuar. Unë kam frikën e publikut, nëse gjërat nuk funksionojnë atëherë do akuzohem se e bëra për vëmendje dhe për lojë”,- tha ajo.

Donaldi nga ana tjetër u përpoq ta inkurajonte atë të ndiqte zemrën dhe t’i jepte Pajtimit një mundësi për tu njohur më shumë me njëri-tjetrin.