Këtë këshillë e ka dhënë një terapiste e martesave, dhe është sekreti pas një lidhje të lumtur!
Disa gjëra, në të vërtetë, nuk është e thënë të zgjatin përgjithmonë. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, nuk është e lehtë të thuash se çfarë do ta bëjë dashurinë të zgjatë, por ekziston një çelës për marrëdhënie të shëndetshme, të lumtura dhe pasionante, në të cilat të gjitha çiftet mund të mbështeten.
“Karakteristika kryesore e një marrëdhënieje të shëndetshme është aftësia e çdo individi për të mbetur i tillë (individ) edhe kur është në çift me një tjetër”,– thotë një terapiste martesash, Rabiia Ali.
“Një marrëdhënie e shëndetshme përfshin dy njerëz që kanë një jetë të tyren, e cila përfshin marrëdhënie të tjera të shëndetshme. Njëkohësisht, ata kanë vendosur reciprokisht ta ndajnë bashkë edhe jetën e njëri-tjetrit.”
Ndërsa marrëdhëniet romantike mund të duken si gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, aftësia për të qëndruar si individ, duke ushqyer marrëdhënie të tjera me anëtarët e familjes dhe miqtë, apo të keni një jetë të ndarë nga ajo me partnerin, është vendimtare.
“Para se të krijojë një lidhje serioze me dikë, një individ duhet të jetë një person i plotë”,- tha Ali. Kjo do të thotë të kesh lidhje me njerëz të tjerë, të kultivosh hobi dhe interesa personale, të jesh në rregull me të qenit vetëm dhe të punosh për vete. Kjo mënyrë të menduari dhe të jetuari do t’ju bëjë ta shijoni dhe të jeni më të lumtur në raportin që do të krijoni.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke pranuar çdo njeri me veçoritë dhe tiparet e personalitetit që ka. Këto të fundit mund t’ju plotësojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni bashkë si një e tërë. Për shembull, nëse doni të jeni në qendër të vëmendjes, gjeni dikë që nuk do të fshihet nga qendra e vëmendjes.
Karakteristikat që ju plotësojnë nuk do të thotë të jeni me dikë që ju vë përballë vetes, por të jetë dikush që mund të plotësojë boshllëqet tuaja duke ju bërë kështu që të rriteni.
“Unë u them klientëve të mi gjatë gjithë kohës që kur hyjnë në një lidhje, “një person është blu dhe tjetri është i kuq”,- tha Ali. “Kur jeni bashkë, kjo nuk do të thotë që të ktheheni në ngjyrë vjollcë. Ju duhet të ecni përpara si ‘blu’ dhe ‘të kuq’ krah për krah dhe të gjeni dikë që ju plotëson”.