Pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri , vendi i kreut të FFK-së mbeti vakant. Më 6 korrik te vitit 2018 me 58 vota pro, e asnjë kundër, Agim Ademi është zgjedhur pasardhes i te ndejrit Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit së Kosovës. Ademi u zgjodh nga delegatët e FFK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm, për të vazhduar mandatin deri në vitin 2020. Mandati i tij skadon ne korrik te vitit te ardhshëm.
Për Sukseset dhe dështimet e ndeshjeve, futbollit kosovar, për aktivitetet e FFK-së dhe bashkepunimin ne UEFA dhe FIFA pas pese vitesh anetaresim ne keto organizata nderkombëtare te futbollit, per bashkepunmimine FFK-së me Qeverinë, për tranerin e ardhshëm të kombëtares kosovare, pastaj për futbollistet ne diasporen shqiptare, për mundesine qe shqiptaret nje di te te luajne vetëm me nje kombëtare si dhe per zgjedhjet e ardhshme brenda strukturave te FFK-së, jane vetëm disa pyetje qe rrahem me kryetarin e Federates se Futbollit te Kosovës Agim Ademi ne intervisten ekskluzive dhene gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch me rastin e ndërrimit të motmoteve.
“FFK ka nje bashkepunim te mire me organizatat nderkombëtare te sportit, sdomos, me ato te futbollit, me veqanti me FIFA-n dhe UEFA-n. Përveq kesaj suskeset kane vazhduar me aktivitetet tona ne terren, sidomos në permismin e infrastrukturës, pastaj në edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve dhe asnjëherë federata nuk ka qenë më mirë në aspektin organizativ. Normalisht kemi edhe shumë punë për të bërë, por sigurisht se projektet tona do t’i finalizojmë në mandatin e ardhshëm katërvjecar. Diaspora, simdos ata nga Zvicra kanë qenë dhe mbeten faktor i rëndësishëm për Kosovën. Diaspora jonë e ka vetëm një atdhe – shtetin e Kosovës, për të cilin kanë kontribuar shumë. Shumica prej tyre kanë shkuar jashtë vendit jo nga dëshira, por nevoja dhe represioni i atëhershëm i okupatorit…” ka thenë fillimisht z.Agim Ademi kryerar i FFK-së ne intervsitem për gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
- Zotri kryetar , u bene gati 5 vite qe Kosova eshte bere anetare e UEFA-s dhe FIFA-s, mendoni se futobilli kosovare eshte ne rruge te mbarë?
Agim Ademi: Po, normalisht 5 vite e më shumë janë bërë që kur jemi pranuar në UEFA e FIFA dhe pas anëtarësimit ka ardhur e mbara për futbollin e Kosovës, pasi kemi avancuar shumë në mënyrën e organizimit të futbollit, në infrastrukturë, në edukim dhe të gjithë sektorët që e përbëjnë një federatë, duke iu falënderuar programit të UEFA-s “HatTrick” por edhe FIFA-s. Pra, anëtarësimi në këto dy institucione na ka ndihmuar që të kemi organizim më të mirë, por edhe ekonomi më të mirë. Kjo ka ndihmuar që të rritet edhe aspekti profesional i futbollit, ngase klubet tona garojnë në kupat evropiane dhe nga pjesëmarrja e tyre atje marrin mjete të konsiderueshme financiare. Nga edicioni i ardhshëm do t’i kemi 4 klube që do të marrin pjesë në garat evropiane dhe kjo për ne si një vend i vogël do të thotë shumë, pasi kësisoj rritet edhe ekonomia e klubeve tona, të cilat për dekada kanë vuajtur shumë në këtë aspekt. Gjatë këtyre viteve kemi bërë shumë përparim dhe kemi arritur që ta rrisim nivelin e klubeve dhe të ligës, teksa kemi realizuar projekte të mëdha. Sigurisht se në të ardhmen do të ketë rritje edhe më të madhe, por ne jemi të kënaqur ngase në të gjithë sektorët kemi zhvillim dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe vetë UEFA.
- Cfare e proukupon sot futbollin kosovarë, cfare eshte bashkepunimi mes FFK-së dhe Qeverisë dhe sa gjeni mbeshtetje nga z.Kurti, rrespektivsht ministria e sportit dhe kulturës?
Agim Ademi: Futbollin ende vazhdon ta brengos brengos infrastruktura. Ne kemi bërë goxha shumë punë. Në 3-vjeëarin e mandatit tim si president kemi ndërtuar 16 fusha stërvitore në regjione, duke përfshirë këtu edhe Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, pasi në aspektin e infrastrukturës sportive kemi qenë në nivelin thuajse zero. Me Qeverinë kemi raporte shumë të mira dhe projekte të përbashkëta, sië janë rinovimet në stadiumet e qyteteve kryesore. Në vazhdimësi me të gjitha Qeveritë, e po ashtu edhe më këtë të tanishmen ne si federatë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe besoj se përvec rinovimit të stadiumeve ekzistuese në të gjitha qytetet e mëdha, do të fillojë edhe ndërtimi i Stadiumit Kombëtar. Edhe pse FFK nuk merr mjete nga Qeveria, ne ju kemi sugjeruar se cdo mjet që mund të jetë i destinuar për futbollin të investohet në infrastrukturë. Pra, raportet janë shumë të mira jo vetëm me Qeverinë, por me të gjitha institucionet, sepse futbolli është i të gjithëve.
- Folem per bashkepunimin e FFK-së me federatat vendore dhe Qeverinë. Mund te na thoni për bashkepunimin e FFK-së me UEFA-n dhe FIFA-n ?
Agim Ademi: Kuptohet, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm. Gjithëka që ofrohet për federatat tjera tashmë është në dispozicion edhe të Kosovës. UEFA ka 55 federata anëtare dhe në kuadër të tyre bëhet plani dhe projekti për subvencionim në bazë të volumit të punës dhe shtrirjes që ka secila federatë. Jam shumë falënderues ndaj UEFA-s, ngase gjatë kohës sa jam president asnjë projekt që e kemi dorëzuar nuk është refuzuar. Unë edhe personalisht jam pjesë e Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku vërtet miratohen projekte të shumta ëdo vit.
- Z.Ademi, zgjedhjet në kreun e FFK-së do te zhvillohen pas korrikut të vitit 2022, kur edhe juve ju skadon mandati. Me verhet qysh tahs nje «lufte» per ket psot, cfare pritni nga keto zgjedhje dhe cili do te ishte mesazhi i juaj?
Agim Ademi: Sigurisht se pres zgjedhje të mira dhe pres që të vlerësohet dhe shpërblehet puna ime pikërisht me votën e delegatëve të Kuvendit të FFK-së. Ata e kanë këtë punë në dorë dhe e dinë më së miri se si të veprojnë vet. Rezultatet e punës janë të dukshme. Ky Komitet Ekzekutiv e ka bërë punën e vet jashtëzakonisht mirë dhe me krenari i kam prirë këtij komiteti dhe jam shumë i lumtur që ka njerëz të tillë në federatë. Është krijuar një administratë jashtëzakonisht homogjene dhe shumë atraktive edhe për UEFA-n dhe për shtetin tonë. Të gjitha kuadrat që janë në federatë janë të specializuar në profilet e tyre dhe vazhdimisht ndjekin edukimet përkatëse. Është punuar shumë infrastrukturë, në edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve dhe asnjëherë federata nuk ka qenë më mirë në aspektin organizativ. Normalisht kemi edhe shumë punë për të bërë, por sigurisht se projektet tona do t’i finalizojmë në mandatin e ardhshëm katërvjecar. Shpresoj shumë që futbollin ta cojmë atje ku duhet, sepse neve si federatë e re po na duhet që hapat t’i bëjmë duke vrapuar për t’i zënë federatat e tjera që janë të pranuara shumë kohë para nesh. Në bazë të vlerësimeve të UEFA-s besoj që FFK është në rrugë të drejtë dhe sigurisht se në mandatin e ardhshëm do të arrijmë që Kosovën ta bëjmë me terrene të mjaftueshme futbolli, me bazë të mjaftueshme financiare, me trajnerë e gjyqtarë sa më profesional dhe me një administratë në hap me kohën. Prandaj, pres që të kemi zgjedhje reale dhe që ata të cilët e kanë në dorë me votën e tyre udhëheqjen e futbollit të vlerësojnë ashtu sië është punuar, siç është realiteti dhe siç është e drejta.
- Ka pasur shumë emra që u përfolën në media si pasues të zviceranit. Sipas jush z.Ademi kur do te dihet emri i trajnerit te ri të Kosovës. A mund te ndodhe, qe pas zviceranit, të vjen zvicerani. E kam fjalën për Aleksandër Frai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës?
Agim Ademi: Tash për tash e kemi përfunduar ciklin kualifikues të Kampionatit Botëror. Nuk kemi diëka në këtë drejtim deri në vitin e ardhshëm dhe nuk do të ngutemi. Kemi shumë opsione dhe oferta në tavolinë për të zgjedhur trajnerin më të mirë. Do të shohim, në muajt e parë të vitit të ardhshëm sigurisht se do ta kemi emrin e trajnerit të ri. Siç e thashë ne ende nuk kemi vendosur për trajnerin, por të gjithë ata që kanë konkurruar dhe kanë dërguar CV-të e tyre janë konkurrentë. Përndryshe i falënderoj dhe i vlerësoj shumë të gjithë ata që kanë shprehur interesim për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe që e kanë vlerësuar futbollin tonë. Njëkohësisht jam shumë i lumtur dhe krenar që ka kaq shumë kandidatë për trajner të Kosovës, sepse kjo do të thotë se Kosova vlen, ka kapacitet, ka talent dhe ka organizim. Ne do të mundohemi të zgjedhim trajnerin më të mirë të mundshëm, që i përshtatet mentalitetit dhe pjesës ekonomike.
- Z kryetar meqe jem ne fund te vitit, mund Kosova te krenohet se ky vit ishte i sukseshem ne fushen e ndeshjeve te futbollit. Ky vit gati shkoi, mund te rrahim gjaks nëse jo per politike, bile per sport, për futboll, Kosova ka shenuar suksese gjate ketij viti?
Agim Ademi: Nuk kisha thënë që mund të krenohemi këtë vit sepse jemi jashtë objektivave që i kemi pasur me ekipin kombëtar për shumë arsye. Arsyeja kryesore është pandemia që na ka penguar tepër shumë, por edhe lëndimet e futbollistëve kyë, mungesa e të cilëve për një ekip si Kosova ka qenë e vështirë të kompensohet. Prandaj, nuk e shoh që mund të krenohemi me rezultate, sepse kemi përfunduar në pozitën e fundit në grup dhe kjo nuk është pasqyrë reale e kualitetit dhe organizimit tonë. Por, ne po përgatitemi dhe po organizohemi që të paraqitemi sa më mirë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ku synojmë të arrijmë objektivin e kualifikimit në Evropian.
Por, nëse e shohim në aspektin e përgjithshëm në sport po se po, gjithsesi, duke përfshi futbollin, sportet luftarake dhe sportet e tjera, por edhe globalisht mendoj se Kosova është zhvilluar pa marrë parasysh se pandemia ka pasur efektin e vet. Kosova po zhvillohet jo vetëm në sport, por edhe në segmentet e tjera dhe shpresoj që shumë shpejt do të arrijmë nivele të larta, pasi është dëshmuar se nëse të rinjve tanë u krijojmë kushtet atëherë rezultatet nuk mungojnë. E shembulli më i mirë është me xhudistet tona që fituan medaljet olimpike.
- Cfare mendoni për diasporën shqiptare, rolin e saj sidomos fundbollistet shqiptar në Zvicer apo gjetiu. Duket ata po lopojne me shume per Kosoven se sa politikajt tanë?
Agim Ademi: Diaspora ka qenë dhe është faktorë i rëndësishëm për Kosovën. Diaspora jonë e ka vetëm një atdhe – shtetin e Kosovës, për të cilin kanë kontribuar shumë. Shumica prej tyre kanë shkuar jashtë vendit jo nga dëshira, por nevoja dhe represioni i atëhershëm i okupatorit. Sikur nuk ju ka mjaftuar me ndihmën e Kosovës me mjete financiare, më gëzon fakti që fëmijët e tyre i kanë rritur në frymën kosovare dhe të gjithë ata që kanë lindur e rritur në vendet e ndryshme evropiane e llogarisin Kosovën si atdhe të tyre. Pikërisht djemtë e tyre na kanë bërë krenarë, ngase nëse shikojmë ekipet tona kombëtare rreth 90 përqind e lojtarëve janë fëmijë të bashkëatdhetarëve tanë. Prandaj, ne do të vazhdojmë të jemi shumë të lidhur me Diasporën dhe do të kisha dëshirë që secili fëmijë i bashkëatdhetarëve tanë që është futbollist zgjedhje të parë ta ketë Kosovën, sepse është origjina dhe familja e tyre dhe ne kemi nevojë për ta, në mënyrë që ta ngrisim shtetin tonë të krijuar me shumë sakrifica sa më lartë. Unë jo rastësisht e them se Kosova i ka pasur dy uniforma shpirtërore – uniformën e UÇK-së që i dha popullit liri dhe tani uniformën e Kombëtares së Kosovës, që po i jep popullit krenari.