S’kthehet në Kosovë presidentja: Nga Amerika udhëton në Kanada

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk do të kthehet në Kosovë pas vizitës në SHBA.

Presidenca ka njoftuar se ajo ka udhëtuar zyrarisht për në Kanada.

Sipas presidencës, arsye pse Osmani ka shkuar në Kanada është se ajo do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë që mbahet në Halifax.

„Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera“, thuhet në njoftimin e presidencës.