Lajm i mirë: Në katër spitale s’ka më pacientë me COVID-19

Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë;

Spital i Pejës, 2 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.