Rashit Qalaj dhe Isak Shabani betohen si deputet të rinj të Kuvendit të Kosovës

Presidentja Osmani ka nxjerrë vendimet me për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë zgjedhur kryetarë të komunave nga zgjedhjet lokale.

Kësisoj nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj do të zëvendësoj deputetin Bedri Hamza dhe deputeti Isak Shabani nga PDK zëvendëson ish-deputetin Fadil Nura.

Deputetët Qalaj dhe Shabani kanë dhënë betimin e tyre si deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe pas një kohe të gjatë sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e radhës parlamentare me 36 pika të rendit të ditës.