Punonjësit shëndetësor mbajnë grevë një-ditore më 25 nëntor, paralajmërojnë greva të tjera

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se përgjatë 25 nëntorit punonjësit shëndetësor do të mbajnë grevë një-ditore më 25 nëntor (e enjte).

Ky vendim u bë me dije nëpërmjet një komunikate të FSSHK-së për medie, i cili thuhet se u mor në një mbledhje të mbajtur të Këshillit Drejtues.

“Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të Enjtën me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore tetë (8)orëshe”, thuhet në komunikatë.

FSSHK kërkon takim urgjen me ministrin e ri të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi dhe me kryeministrin Albin Kurti e ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet në përfundim të komunikatës.