Dhuna në familje, dukuri shqetësuse në Kosovë

Dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vend.

Në raportin 24 orësh të Policës së Kosovës është njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje.

Këto raste kanë ndodhur kryesisht në Prishtinë, një në Prizren e një në Rahovec.

Burri ka kërcënuar gruan, vëllai ka rrahur vëllanë, djali ka rrahur babain, djali ka rrahur nënën, e babai ka kanosur vajzën e vet, janë ndër rastet e fundit.

Prishtinë, 16.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar dhe është tentuar të sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.11.2021 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 17.11.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 17.11.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimi, i dyshuari kishte penguar zyrtarët policor dhe kishte kanosur se do ta lëndoj vetën. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 17.11.2021 – 11:25. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces gjyqësor, përmes telefonit e ka kanosur vajzën e tyre, me pretekst pse ka shkuar tekë nëna e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.