Futbollistja e talentuar që jeton në Gjermani, Gentiana Fetaj do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. 19-vjeçarja po zhvillon një karrierë të bujshme në Gjermani dhe vlerësohet si një futbolliste tejet e talentuar. Ajo deri më tash ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë (U15, U17, U19). Ndërmjetësues në ardhjen e kësaj futbolliste në kombëtaren dardane ishte gjyqtari i njohur dhe bashkëpunëtori i FFK-së, Gani Musliu. Pas kontakteve të vazhdueshme me presidentin Agim Ademi dhe bisedimeve të gjata me futbollisten dhe familjen e saj, është marrë vendimi që tash e tutje Gentiana ta përfaqësojë Kosovën. Tani FFK në kohë sa më të shpejtë që është e mundur do ta përgatisë dokuementacionin e nevojshëm për pajisje me pasaportë dhe për licencim në FIFA. Ardhja e Gentiana Fetaj do t’i japë impuls Kombëtares A për paraqitje sa më të mira në të ardhmen. Ajo luan në rolin e mesfushores dhe deri më tash ka regjistruar 23 ndeshje për ekipin kombëtar të grupmoshave të Gjermanisë, derisa aktualisht është pjesë e FC Carl Zeiss Jena.
Latest article
Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit
Ish kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen si kryetar i FFK-së.Sejdini i uroi suksese Ademit,...
Luiz Ejlli pritet të rikthehet në Big Brother VIP Albania
Luiz Ejlli pritet të rikthehet shumë shpejt në Big Brother VIP Albania, por këtë herë jo si banor i rregullt.
Bëhet fjalë për një hyrje...
Kur mungesa e numrave shitet si ‘luftë për demokraci’ në futbollin e Kosovës
Shkruan: Fehmi Sejdijaj
Deklarimi i fundit i ish-sekretarit të Federata e Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, nuk është as i rastësishëm dhe as i sinqertë....












