Policia jep detaje shtesë për vdekjen tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së në Rugovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së, Arton Lajqi në Rugovë.

Policia ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion.