Futbollistët e Interit ‘tallen’ me Brozovicin pas autogolit qesharak

Mbrëmë Kroacia morri një fitore bindëse ndaj Maltës 1-7.

Golin e vetëm Malta e realizoi në min e 31′ kur shënoi autogol kroati i Interit, Marcelo Brozovic.

Futbollisti në tentim të largonte topin gabimisht topi i shkoi në kokë e më pas përfundoi në portën e Ivo Grbic.

Pas ndeshjes Brozovic postoi videon e autogolit të rrjetin social Instagram, ku menjëherë erdhën shakatë nga bashkëlojtarët e tij te Interi.

“Më në fund nesër mund të bëni një operacion në fytyrë. Bëhuni i bukur”, komentoi Ranochia.

Ndërsa nuk mungoi edhe tallja nga Barella që i tha kroatit “ky është goli më i bukur i karrierës suaj deri më tani”