Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se sot do të ketë seancë ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës, nga ora 09:30.
Mustafa përballet me akuza për krime lufte , ndërsa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.
Deri më tani janë intervistuar disa dëshmitarë për rastin e Salih Mustafës.
Gjithashtu, aktualisht në procesin e gjykimit është edhe rasti ndaj dy ish-krerëve të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.