Është prishur murali në Beograd i cili ishte vizatuar në përkrahje për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq.
Një aktivist i ka hedhur ngjyrë të bardhë këtij murali, duke e prishur komplet strukturën e tij.
Veprimi i sotëm i këtij aktivisti serb vjen pas tensioneve të mbrëmshme ku pati edhe përplasje mes përkrahësve dhe kundërshtuesve të këtij murali.
Në lidhje me këtë çështje dje kanë reaguar edhe nga Policia e Kosovës.