Pamje nga rrahja brutale dhe plagosja me thikë dje në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në oborrin e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ku pesë persona e kanë rrahur një tjetër.

Rastin ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se rasti po hetohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Rrahja ndërmjet nxënësve në oborrin e shkollës së mesme “Frang Bardhi’ në Mitrovicë, është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ” lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Zahiti.