Dua Lipa për filmin “Zgjoi”: Duhet të shikohet patjetër

Ajo mori pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Dua Lipa u nderua në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.

Ndërkohë, ajo u takua edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani, aktoren e filmit Zgjoi, Yllka Gashin dhe regjisoren Blerta Basholli.

‘Zgjoi’ po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

Në rrjetet sociale, janë publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë.

 

Tutje, Dua ka publikuar një postim në faqen e saj zyrtare në Instagram e cila i ka uruar suksese filmit.

“Mbrëmë në shfaqjen e ‘HIVE (Zgjoi)’ – Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim i vërtetë. ‘HIVE’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres me shpresë që ta shoh atë të marrë një ‘Oscars’! Duhet të shikohet”, ka shkruar interpretuesja e hitit “New Rules””, shkroi Dua.