Mbledhja e Komisionit për Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Nënkryetari i parë i Komisionit Hydajet Hyseni tha se për shkak të mungesës së anëtarëve, kjo mbledhje shtyhet për një ditë tjetër.
Në rend dite sot për shqyrtim Projektligjit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, si dhe Shqyrtimi i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.