Rihanna shfaqet me flokë bionde për herë të parë në disa vite

Rihanna ka shkëlqyer me çdo lloj trendi bukurie që mund të imagjinojmë.

Këngëtarja nuk ka frikë të luaj me pamjen e saj dhe ajo që është edhe më e mahnitshme është se gjithmonë duket bukur pa mundim të tepërt.

Kohët e fundit, ajo ka shfaqur një nga balluket më të shkurtra që kemi parë ndonjëherë, një model flokësh të frymëzuar nga ditët e saj të viteve 2006, ajo me të vërtet di si t’i krijoj trendet.

Tani, në një grup të ri fotografish në Instagram, Rihanna i është rikthyer një modeli flokësh që nuk e ka mbajtur prej vitesh. Po, ajo u shfaq me flokët bionde. Flokë bionde me nuancë mjaltë, për të qenë të saktë.

Foto: Instagram

Në foto, Rihanna mund të shihet e shtrirë në dysheme mes një tufe pllakash muzikore dhe e shtrirë në një karrige të kaltër me gëzof me disa nga takat e larta më intensive që kemi parë ndonjëherë – dhe në çdo foto, ajo ka vendosur një parukë të gjatë me ngjyrë bionde mjaltë me rrënjë të errëta.

Flokët biondë janë një trend që Rihanna e ka preferuar shumë herë në të kaluarën, por është një trend që nuk e ka praktikuar prej kohësh.

Foto: Instagram

Ndërkohë, ajo është mjaft e zënë me drejtimin e një perandorie miliardë dollarëshe, si: Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage x Fenty.

Foto: Instagram