Aktakuzë ndaj policit në Gjakovë, ngacmoi vazhdimisht gruan që shkoi në stacion për të raportuar një rast

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit P.P., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.

Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

“Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj, të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën.Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë, si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.