Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Pejë, për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër, me të cilën kishte qenë në lidhje.
Sipas viktimës, i dyshuari me një mjet të mprehtë asaj i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.