Raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian është shtyrë për javën e ardhshme.
Kjo për shkak se në mes të anëtarëve të Komisionit nuk është arritur dakordim lidhur me disa nga pikat e rendit të ditës.
Edhe Bislimi ka qenë i pajtimit që kjo mbledhje të shtyhet për javën e ardhshme.