SHBA-të kanë injoruar Kosovën për samitin e Demokracive në dhjetor.
Kjo sipas një raporti të publikuar nga prestigjozja, Politico..
Në lidhje me këtë çështje ka shkruar edhe analisti Agron Maliqi.
“Mirëmëngjes popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënive dhe duhet të lexohet si këmbanë alarmi”, ka thënë ai.
Vlen të ceket se në këtë liste figurojnë 100 shtete, por jo Kosova, Serbia dhe Bosnja.
Lista e plotë e shteteve të ftuara sipas “Politico”.