Harper’s Bazaar është një revistë mujore amerikane e modës për femra.
E fytyra e edicionit vietnamez të revistës për këtë muaj u zgjodh të ishte modelja Lorena Duran.
Duran ishte modelja e parë e me linja të plota e Victoria’s Secret, pasi marka mori kritika të forta për mungesën e lloj-llojshmërisë së formave trupore.
E veshur me një fustan të zi të zbukuruar me petale lulesh ngjyrë rozë dhe me një prerje shumë interesante që njëherësh është një nga trendet më të madh në botën e modës, paraqitjen e saj në kopertinën e revistës u bë edhe më glamuroze.
Ky fustan i cili duket se është punuar në mënyrën më të bukur deri në detaje është realizuar nga dizajnerja nga Prishtina, Lia Stublla.
Ajo me krenari e ndau postimin në Instagram duke shkruar: “BAZAAR”.
Fustanin modelja e kishte kombinuar me doreza të zeza lëkure dhe taka të bukura me një gurë në mes.
Ndryshe, përveç Lorenas, nga Lia janë veshur edhe yje si Georgina Rodriguez, Ilary Blasi dhe Tiffany Panhilason.