Fajdja në Obiliq: I mori 3 mijë euro për t’i kthyer mbi 6 mijë

Një rast i fajdes është raportuar dje në Obiliq.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili ka marrë para borxh 3, 000 euro për t’i kthyer 6,000 euro.

Por shuma ka ardhur duke u rritur dhe i dyshuari e ka kanosur duke i kërkuar paratë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.