Deficiti tregtar i SHBA’së është rritur në muajin tetor për 80 miliardë dollarë sipas të dhënave të departamentit të tregtisë, që shënon rekord të ri të derisa eksportet amerikane po zbriten dhe telashet në zinxhirin furnizues vazhdojnë të shqetësojnë portet amerikane.
Derisa importet janë rritur për gati gjysmë përqindje në shtator, eksportet kanë rënë për 3 % në 207 miliardë dollarë vlerë të mallrave. Rekordi paraprak i deficitit tregtar, i vendosur në qershor, ishte 73 miliardë. Sipas Zyrës për Analizë Ekonoomike, deficiti i SHBA’së është shtuar me 8.1 miliardë që nga muaji gusht.
Deficiti tregtar me disa shtete të mëdha është shtuar, përfshi Kinën dhe Meksikën. Sipas të dhënave rritja e deficitit me Kinën ishte në vlerë prej 3.4 miliardë që e sjell gjithsej atë në vlerë prej 31.5 miliardë dallim.
Eksporti i naftës, gjysmëpërçuesve, motorëve të fluturakeve civile dhe shtesave të kompjuterëve kanë rënë, ndërsa importi i kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike është rritur.
Nuk është vetëm importi i shtuar por edhe çmimet e prodhimeve të importuara në SHBA po ashtu. Sipas kalkulimeve tregojnë se produktet e importuara janë përafërsisht 1.4 % më të larta se një vit më parë, ndërsa atë të mallrave industriale janë 35 % më të larta.