Një muaj paraburgim për 18 vjeçarin që dyshohet se dhunoi 13 vjeçaren në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit, Sh.U., i cili dyshohet se e dhunoi një vajzë 13 vjeçare në muajin shtator të këtij viti.

Masa e paraburgimit është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Po, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Seanca është mbajtur sot në orën 09:00”.

Për arrestimin e tij ka njoftuar gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.