Kanë kaluar disa ditë nga ngjarja tragjike, ku mbeti e vdekur Halyna Hutchins.
Këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër tragjike, ku gjatë xhirimeve të filmit “Indiana Jones 5” mbeti i vdekur Nic Cupac.
Sipas ‘The Sun’, trupi i tij i pajetë u gjet në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut. Vdekja e tij thuhet se ka ardhur për shkaqe natyrale.
Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, si: Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story.