Banorët diskutojnë për rrëmujën e djeshme, çka ka ndodhur në shtëpi?

Mbrëmjen e djeshme Einxhel dhe Sabiani bënë një lojë për banorët.

Ata kanë kthyer shtëpinë mbrapsht duke zhvendosur disa gjëra,ku ndër to ishin dhe disa sende personale të banorëve, gjë që i ka acaruar goxha shumë.

Ata po hamendësojnë për disa nga banorët,por akoma nuk janë të sigurt kë të “akuzojnë”.

Kjo do të zbulohet spektaklin e nesërm dhe nuk dihet se si ata do të reagojnë kur t’a marrin vesh se kush nga banorët qëndron mbas kësaj loje.