Dua Lipa po vazhdon të distancohet nga DaBaby. Pasi reperi bëri disa komente ofenduese ndaj homoseksualëve gjatë performancës së tij në Rolling Loud në Miami në Korrik, fansat e kritikuan ndërsa shumë koncerte të tij u anuluan. Tani, pavarësisht suksesit, Lipa ka vendosur ta lërë këngën jashtë edicionit të 64-të Grammy, me 31 Janar.
Variety shkruan sylli shqiptar i muzikës e ka lënë projektin jashtë për t’u distancuar më tej nga reeperi DaBaby pas deklaratave të tij homofobike. Megjithëse këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment se pse “Levitating” u hoq nga nga eventi që pritet të mbahet në janar, të gjitha shenjat tregojnë se DaBaby qëndron pas këtij vendimi.
Chris Willman nga Variety tha:”Duhet të kishte qenë i pranueshëm si fakt, edhe pse ishte jashtë një albumi që ishte pretendent për çmime të shumta vitin e kaluar, sepse kënga pati ndikimin e saj të madh këtë vit dhe sepse ishte një remix i ri, me DaBaby si një artist i shtuar në projekt.
Por Lipa me sa duket mund të kishte paraqitur vetëm DaBaby dhe kjo do të kishte qenë shumë për t’u kërkuar nga votuesit. Me shumë mundësi, Lipa po i shpëtonte fansat që duhet të ishin në dilemë për të zgjedhur mes dashurisë së tyre për të dhe frikës së tyre për t’i dhënë aprovimin një djali që ende konsiderohet toksik nga shumica e industrisë për komentet e tij homofobike.”, ka thënë ai.