Ajo prej disa ditësh po shijon pushimet në Greqi së bashku me partnerin e saj, reperin Sin Boy.
Bëhet fjalë për artisten nga Istogu, Rina Balaj, e cila prej vitesh po shijon një lidhje dashurie dhe tashmë thuajse janë të pandashëm.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe ndan me fansat herë pas here imazhe, me disa të tilla nuk mungoi as kësaj radhe.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 300 mijë njerëz vetëm në Instagram, solli disa fotografi atraktive në bikini.
Në një shtrat luksoz e me bikini vezulluese, 21-vjeçarja duket në formë të mrekullueshme.
“Dielli i nëntorit”, ka shkruar ajo.
Këto kanë bërë që të marrë edhe komplimente të shumta nga miqtë e fansat që mban.
Ajo këtë muaj saktësisht më 9 nëntor do ta sjellë albumin e plotë, nga i cili ka publikuar disa projekte.