Luftoi dy vite me kancerin, ndërron jetë aktorja turke

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, e cila luftonte prej vitesh me kancerin në mushkëri ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare.

“Ishte nga kanceri në mushkëri. Prej dy vitesh. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në postim.

Kush ishte Semra Dinçer?

Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi”, ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.

Gjatë vitit 2019 ka qenë në një vizitë edhe në Kosovë, ku u shfaq pranë disa aktorëve të.