Partneri i deputetes është tejet i dedikuar ndaj saj.
Keith pothuajse çdo ditë i shpreh dashurinë Adriana Matoshit.
Ai zgjedh mënyra të ndryshme që t’i tregojë aktores së njohur se e dashuron dhe ka ndjenja për të.
Së fundmi, Keith ka publikuar në rrjete sociale një imazh bashkë me Adriana Matoshin duke i shprehur dashurinë.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që je për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi përsëri dhe të krijojmë kujtime më të paharrueshme. Unë të dua”, ka shkruar në foton e postuar.
Ndryshe, Adriana dhe Keith ka kohë që tashmë janë së bashku.