Policia e Shkodrës finalizoi me sukses një operacion antidrogë gjatë së cilit u sekuestruan 96 kg kanabis sativa, si dhe u arrestuan katër persona.
Pas një hetimi disamujor u organizua operacioni i koduar “Bzheta”, ku u arrestuan P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, P. F., 37 vjeç, dhe B. B., 40 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F.
Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.