Çmimet e kafesë në kryeqytet kushtojnë mbi 1 euro nëpër kafene. Bufetë e institucioneve publike ofrojnë çmime disa herë më të lira.
Shërbyesit civil të Ministrisë së Shëndetësisë që nuk dalin në qytete në kohën e pauzës, rrinë në bufenë e ministrisë. Çaji e kafeja aty po kushtojnë vetëm 0.30 centë.
25 centë do të kushtojë edhe për punëtorët e Doganës së Kosovës. Dogana e Kosovës lidhi kontratë me kompaninë “Egzon I. Bujupi”për shfrytëzimin e bufesë, shkruan lajmi.net
Sipas kontratës, punëtorët e doganës do të kenë mundësi të pinë kafenë turke vetëm me 25 centë, derisa me 22 centë do të mund të shërbehen me kapuçino.
Edhe shërbyesit civil të Ministrisë së Shëndetësisë do të kenë mundësinë të pinë kafe më të lira se në kafene poshtë objektit të tyre në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës para pak javësh ka lidhur kontratë për shërbimet e bufesë në MSH me kompaninë D.P.H “Luzern”.
Kontrata është valide për 36 muaj dhe kap shifrën e 80 mijë eurove.
Sipas kontratës që posedon lajmi.net, çmimet janë si vijojnë:
Makiato e vogël 0.30 centë.
Espresso 0.40 centë.
Makiato e madhe 0.40 centë.
KapuçinO 0.10 centë.
Qumësht me qokolat .0.10 centë.
Çaj të ndryshëm me filtër 0.30 centë.
Edhe çmimet e ujit dhe të lëngjeve janë njësoj sikurse çmimet në shitore.