PSG favorit për nënshkrimin me Pogba

PSG shihet si favoriti kryesor për të transferuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, në verë.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme që dy vite, “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur ta bindin francezin për rinovimin e kontratës.

28-vjeçari sapo të nis viti 2022, është i lirë të hap negociatat me klubet e tjera ose edhe të nënshkruajë kontratë paraprake,

Derisa Real Madrid është admirues që sa vite i Pogba, Fichajes raporton se PSG është favoriti dhe klubi më i afërt që të arrijë marrëveshje me francezin.

Raporti shton se dialogu mes klubit të Ligue 1 dhe agjentit Mino Raiola do nis vitin tjetër.

Pogba mbetet lojtar i rëndësishëm i Man Unitedit me shtatë asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat.