Për herë të tretë kalon në private seanca ku po dëgjohet dëshmitari i pestë ndaj Salih Mustafës

Ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të pestë në Dhomat e Specializuara ndaj Salih Mustafës, i cili akuzohet për krime lufte.

Për të tretën herë seanca është kthyer në private me kërkesë të prokurorit Filip Deminqes, i cili e filloi marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Prokurori Deminqes : Çfarë uniformash vishnin pjesëtarët e njësisë tuaj?

Dëshmitari: Uniformë të zezë.

Prokurori Deminqes: Dhe e keni fjalën për ushtarët e njësisë tuaj, apo jo?

Dëshmitari: Po.

Prokurori Deminqes: Po policia ushtarake çfarë uniformash vishnin?

Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake kamuflazh.

Ai ka thënë se një njësi tjetër e cila e kishte bazën në Zllashë ka qenë “Skifterët” në të krye të së cilës ai ka thënë se ka qenë komandant Cali.

“Në kohën e ndodhive, a e njihnit Agron Xhemajlin? A ishte pjesëtar i UÇK-së?”, pyeti prokurori para se seanca të kalonte në private.

“Bash mirë s’e di rolin e tij, por mendoj se ka qenë udhhëeqës i policisë ushtarake. Nuk e di sigurt”.

Pas kësaj përgjigje u kërkua që seanca të kalojë në private.