Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi, ka zbuluar statusin e saj.
Në një intervistë në media, modelja tregoi që ka kohë që po e shijon një lidhje dashurie.
Ajo rrëfeu se në fillim ishin miq të mirë pastaj kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke krijuar lidhje dashurie “Kjo e jona është më ndryshe, shoqëri e cila u kthye në dashuri”, tha ajo duke e përcjellur këtë mesazh me shumë ëmbëlsi.
Gjithashtu, Marigona shtoi që së shpejti do të bëjnë dasmë të madhe, ku do te ketë shumë të ftuar.