Mehaj për anëtarësimin në NATO: Jemi në koordinim me SHBA-në, po marrim shembuj edhe nga Shqipëria e Kroacia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Mehaj ka thënë se për çdo veprim janë në koordinim me SHBA-në, si dhe Shqipërinë dhe Kroacinë në lidhje me Programin e NATO-s për Partneritetit për Paqe, I cili konsiderohet një hap para anëtarësimit në NATO.

“Po koordinohemi me SHBA-në dhe kemi edhe mundësinë e dhe koordinim me Shqipërinë, duke mësuar si e ka kaluar në këtë fazë, po ashtu edhe me Kroacinë. Kemi formuar ekip që të mos bëjmë gabime të njëjta gjatë këtij rrugëtimi”, tha Mehaj.

Ai shtoi se nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me sa më shumë shtete anëtare të NATO-s do ta ndihmojnë Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.

“Rritja e memorandumeve me shtetet e tjera na lehtëson anëtarësimin. Kur të kenë nevojë NATO-ja dhe SHBA-ja, ne do të jemi të gatshëm për çdo mision”, shtoi ministri i Mbrojtjes.