Të famshmit festojnë çdo vit Halloween-in dhe gjejnë shumë mënyra për të na surprizuar me maskimet e tyre.
Por Hailey Bieber arriti të bëjë ndryshimin më epik. Modelja me famë botërore imitoi pamjen legjendare të Britney Spears që nga koha kur ajo këndoi hite si “Baby One More Time”.
Të gjitha paraqitjet e saj të kujtonin shumë yllin e popit. Si veshjet ashtu edhe grimi bënë të habitemi me kaq shumë ngjashmëri.
Modelja ka postuar fotot në rrjete sociale si “Britney e re”. Hailey u rikthye në vitet ’90, duke kujtuar vitet kur kërcenim nën ritmet e muzikës së Spears.