Federata e Futbollit e Kosovës do t’i pajisë të gjitha klubet e Superligës me pajisje të sistemit GPS
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta brenda FFK-së.
Gjurmuesi GPS i vendoset futbollistit/futbollistes dhe e përcjell çdo lëvizje të tij/saj në fushë.
Ky sistem u shërben futbollistëve që të dinë se ku po pozicionohen për analiza taktike, ndihmon gjithashtu në parandalimin e dëmtimeve, pasi mund të detektojë fizikun e sportistit.
Futbollistët mund ta përdorin dhe ta përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, derisa dihet se sa kanë vrapuar, sa hapësira kanë mbuluar në fushë, sa energji shpenzojnë dhe mbledhja e gjithë këtyre të dhënave përmirëson paraqitjen e tyre.
Sistemi GPS përdoret në shumicën e vendeve të botës ku futbolli është i zhvilluar.