Tërmeti në Dibër, 16 banesa të dëmtuara

16 banesa u dëmtuan nga tërmeti i mëngjesit të së premtes në Dibër.

Grupet e punës në terren raportuan për dëme në:

5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
3 banesa në njësinë administrative Ostren
3 banesa në njësinë administrative Gjoric
1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Ndërkohë nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, janë dëmtuar 2 banesa të vjetra dhe të amortizuara.

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u trondit nga dy tërmete të njëpasnjëshme. I pari ishte me magnitudë 3.3 dhe epiqendrën në afërsi të qytetit të Elbasanit. Pak minuta më vonë një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 ra në zonën e Dibrës.