Princi William humb durimin me Netflix, i revoltuar me vendimin e fundit rreth Princeshës Diana

The Crown aktualisht është duke filmuar sezonin e tij të ardhshëm, pjesë e të cilit do të jetë dhe intervista e bujshme e Princeshës Diana me Martin Bashir në 1995.

Sipas Daily Mail, The Crown do t’i kushtojë “një episod të tërë” intervistës, në të cilën Diana foli për martesën e saj me Princin Charles.

Drama që flet për mbretërimin e Elizabeth dhe marrëdhëniet personale të familjes mbretërore thuhet se po rikrijon momentin kur Diana rrëfeu gjatë intervistës se në martesën e saj kishte ndërhyrë një i tretë.
Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga Princi William i cili dhe më parë ka dalë kundër kësaj interviste.

Megjithatë, burime për gazetën The Sun janë shprehur se Netflix ka vendosur që të transmetojë episodin e diskutueshëm.

“Krijuesit e The Crown e shohin intervistën si momentin kryesor në serinë e pestë”, tha burimi.