Prova e kësaj jave është mjaft qesharake.
Një varkë është vendosur në pishinën e shtëpisë, së cilës i është hequr një tapë që kishte në të, dhe ajo gjithë kohës do të mbushet me ujë, derisa banorët dy e nga dy do futen në të për ta larguar ujin me kove.
Prova e kësaj jave ka argëtuar pa masë fillimisht banorët, ku në momentin e parë që e fillojnë si provë, grupi i parë rrëzohet dhe bie në pishinë.
Ajo çfarë ka shkaktuar të qeshura tek banorët ka qenë veprimi i Sabianit i cili për ta tërhequr Sheilën nga pishina e kap për flokësh.