Festuan me armë në zgjedhjet e 17 tetorit, drenicasve iu konfiskohet një AK-47 dhe një pistoletë

Më 17 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale në 32 komuna të Kosovës.

Por aty ku ku pati një garë mjaftë të rëndësishme, pati edhe festë.

Bëhet fjalë për Komunën e Skenderajt, ku qytetarët nuk hezituan edhe të shtinë me armë.

Policia e Kosovës gjatë punës operative dje kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit dyshohet se me 17.10.2021 kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar AK-47, si dhe një pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.